
Mbrojtësi i krahut të majtë, Stavro Pilo, ka bërë debutimin e tij me Kombëtaren shqiptare në ndeshjen vendimtare përballë Polonisë. Megjithatë, përballja nuk përfundoi me rezultatin e dëshiruar, pasi Shqipëria u eliminua nga faza “play-off” e Kupës së Botës.
Pas përfundimit të grumbullimit kuqezi, që përfshinte sfidat ndaj Polonisë dhe Ukrainës, 25-vjeçari reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale. Në mesazhin e tij, Pilo shprehu krenarinë për debutimin me fanelën e Shqipërisë, duke lënë të kuptohet edhe dëshirën për të vijuar kontributin në të ardhmen.
“Jam krenar për këtë debutim dhe i motivuar për atë që vjen më pas”, – është thelbi i reagimit të tij publik.
Postimi i mbrojtësit nuk ka kaluar pa u vënë re, sidomos në Greqi, ku ai aktivizohet me AEK-un e Athinës në Superligën helene. Media greke “Sport 24” i ka kushtuar një artikull të veçantë deklaratës së Pilos, duke theksuar veçanërisht ndjenjën e krenarisë së lojtarit për përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Lini një Përgjigje