TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Mars 2026, 18:27

Pilo humbi rastin e artë që mund të bënte historinë në debutimin kuqezi, mbrojtësi shqiptar “kryqëzohet” edhe në Greqi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pilo humbi rastin e artë që mund të bënte historinë

Mbrojtësi shqiptar Stavro Pilo regjistroi debutimin e tij me Kombëtaren në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Polonisë, e vlefshme për fazën “play-off” të Kupës së Botës, ku Shqipëria u mposht me rezultatin 1-2. Anësori u aktivizua nga stoli në minutën e 68-të.

Vetëm katër minuta pas hyrjes në fushë, Pilo u përfshi në një aksion të rrezikshëm të kuqezinjve. Pas një pasimi nga Armando Broja brenda zonës, 25-vjeçari pati mundësinë për të barazuar shifrat, por goditja e tij me të majtën rezultoi e dobët dhe u ndal nga portieri polak Grabara. Rasti konsiderohet si një mundësi e humbur për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes në favor të Shqipërisë.

Episodi nuk kaloi pa u vënë re nga mediat ndërkombëtare. Media greke “foxbet.gr” thekson se, pavarësisht debutimit, lojtari humbi një rast të shkëlqyer për të gjetur rrugën e rrjetës.

Sipas raportimit të tyre, Pilo u vlerësua me notën 6.5 për paraqitjen, duke fituar një duel dhe duke rikuperuar një top gjatë lojës, por duke mos arritur të konkretizojë mundësinë më të pastër që iu paraqit.

Pavarësisht humbjes 2-1 dhe eliminimit nga Polonia për kualifikueset e Kupës së Botës, Stavros Pelios hyri si zëvendësues në ndeshjet në Varshavë, duke debutuar me ekipin kombëtar shqiptar.

Mbrojtësi i majtë i AEK-ut, i vlerësuar me notën 6.5, fitoi një duel me kundërshtarin dhe pati një rikuperim topi. Në fakt, ai humbi edhe një shans të shkëlqyer për të shënuar!”

Pilo humbi rastin e artë që mund të bënte historinë

stavro pilo mbrojtësi shqiptar

Lini një Përgjigje