TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Mars 2026, 16:49

Media italiane e bën fakt të kryer, Luis Hasa zgjedh Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Media italiane e bën fakt të kryer, Luis Hasa zgjedh

Mesfushori Luis Hasa ka vendosur të përfaqësojë Kombëtaren shqiptare, duke hequr dorë nga Italia. Lajmi është raportuar nga media italiane “Goal”, ndërsa pritet ende konfirmimi zyrtar nga vetë lojtari ose nga Federata Shqiptare e Futbollit.

22-vjeçari, i cili është në pronësi të Napolit, po kalon një sezon pozitiv në huazim te Karrareze në Serinë B, ku ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij.

Vendimi për të ndryshuar përfaqësuese është bërë i mundur për faktin se Hasa nuk ka debutuar në asnjë ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Italisë. Ai ka qenë pjesë e rregullt e ekipeve zinxhir të Italisë, nga U-18 deri tek U-21, por ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë, duke u bazuar në origjinën familjare.

Megjithëse i lindur në Itali, Hasa ka pasur kontakte të hershme me strukturat shqiptare që në moshën 15-vjeçare. Ky zhvillim vjen në një moment delikat për kuqezinjtë, pas eliminimit në fazën “play-off” ndaj Polonisë në Varshavë.

Talenti i lindur në vitin 2004 shihet si një nga elementët premtues që mund të forcojnë repartin e mesfushës së Kombëtares shqiptare në të ardhmen.

luis hasa mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje