TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Mars 2026, 15:19

“Dardanët” i eliminuan nga “play off”, Lorik Cana mesazh Sllovakisë: Nuk keni rrugë tjetër, njihni Kosovën si shtet!

Shkruar nga Pamfleti

“Dardanët” i eliminuan nga “play off”, Lorik Cana

Kosova ka siguruar kualifikimin në finale pas një fitoreje të ngushtë 4-3 ndaj Sllovakisë, në një përballje të mbushur me emocione dhe kthesa rezultati. Ndeshja u zhvillua në transfertë, ndërsa skuadra kosovare arriti të përmbysë disavantazhin fillestar për të dalë fituese.

Skuadra e drejtuar nga Franko Foda reagoi pas golit të parë të shënuar nga vendasit, duke marrë kontrollin e lojës dhe realizuar katër gola. Përballja u karakterizua nga ritëm i lartë dhe presion i vazhdueshëm, duke mbajtur rezultatin të hapur deri në minutat e fundit.

Fitorja i siguron Kosovës një vend në finale, ku do të përballet me Turqinë. Takimi është planifikuar të zhvillohet të martën, më 31 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas ndeshjes ka ardhur edhe një reagim publik nga ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Në një deklaratë në rrjetet sociale, ai i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme të Sllovakisë që të ndërmarrë një hap diplomatik.

Ministria e Jashtme e Sllovakisë, nesër ju lutem, nisni një letër zyrtare për njohjen e Kosovës”, shkruan ish-kapiteni kuqezi.

“Dardanët” i eliminuan nga “play off”, Lorik Cana

lorik cana ish-kapiteni i kombëtares

Lini një Përgjigje