TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Mars 2026, 17:57

Mediat polake kritikojnë paraqitjen e ekipit të tyre pavarësisht fitores, Shqipëria luajti me 12 lojtarë në fushë

Shkruar nga Pamfleti

Mediat polake kritikojnë paraqitjen e ekipit të tyre pavarësisht

Shqipëria ishte shumë pranë një kualifikimi historik, por në fund Polonia arriti të përmbysë rezultatin dhe të fitojë 2-1 ndeshjen e “play-off”-it për Botërorin.

Kuqezinjtë e nisën mirë takimin, duke kaluar në avantazh 0-1 në fundin e pjesës së parë falë golit të Arbër Hoxhës. Ky rezultat rriti ndjeshëm shpresat për një kualifikim në finalen e “play-off”-it. Megjithatë, në pjesën e dytë, skuadra polake reagoi dhe arriti të përmbyste shifrat, duke siguruar fitoren.

Reagimi i mediave polake

Pavarësisht suksesit, mediat në Poloni kanë qenë kritike ndaj paraqitjes së ekipit të tyre. Vëmendje e veçantë i është kushtuar mesfushorit të djathtë, Mati Kesh, i cili luajti në skemën 3-5-2.

Sipas vlerësimeve të publikuara nga “SportweFakty”, Kesh nuk ishte në nivelin e pritur, veçanërisht gjatë pjesës së parë.

Vlerësimi për Mati Kesh

Media polake i ka dhënë lojtarit notën 5, duke theksuar:

Në disa raste gjatë pjesës së parë, ai dukej si “lojtari i 12-të” i Shqipërisë, sidomos në zonën e penalltisë së Polonisë.

Sipas analizës, kundërshtarë më cilësorë mund të kishin përfituar nga gabimet e tij për të shënuar.

Në pjesën e dytë shmangu përsëritjen e gabimeve, por gjithsesi pritej më shumë kontribut prej tij në fazën sulmuese.

mati kesh futbollisti polak

Lini një Përgjigje