TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2026, 19:46

“Krenar që derdha gjak e djersë për fanelën dhe flamurin kuq e zi”, Duro thumbon Dukën për Rolando Maran: Jam edhe unë italian

Shkruar nga Pamfleti
“Krenar që derdha gjak e djersë për fanelën dhe
klodian duro

Klodian Duro ka reaguar me tone ironike ndaj vendimit të Federatës Shqiptare të Futbollit për t’i besuar drejtimin e Kombëtares një trajneri italian, duke lënë jashtë kandidatët shqiptarë.

Ish-futbollisti i përfaqësueses, i cili në disa raste ka shprehur gatishmërinë për të marrë drejtimin e kuqezinjve, publikoi një mesazh në rrjetet sociale ku shfaqte pakënaqësinë e tij për zgjedhjen e bërë nga FSHF.

Sono italiano anch’io” (“Jam italian edhe unë”), shkroi fillimisht Duro, duke ironizuar vendimin për emërimin e Rolando Maran në stolin e Kombëtares.

Më tej, ish-mesfushori theksoi krenarinë për kontributin e dhënë ndër vite me fanelën kuqezi.

Krenar që jam shqiptar dhe që kam derdhur gjak e djersë për flamurin dhe fanelën kuqezi. Duro & Fito”, ishte mesazhi i publikuar prej tij.

“Krenar që derdha gjak e djersë për fanelën dhe

klodian duro ish-futbollisti i kombëtares

Lini një Përgjigje