TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2026, 18:39

Ernest Muçi me pronarë të rinj, Beshiktashi del me deklaratë zyrtare për të ardhmen e sulmuesit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Ernest Muçi me pronarë të rinj, Beshiktashi del me
ernest muçi

Ernest Muçi do të vazhdojë karrierën e tij te Trabzonspori, pasi klubi turk ka finalizuar transferimin përfundimtar të futbollistit shqiptar nga Beshiktashi.

Trabzonspori ka paguar 8.5 milionë euro për të aktivizuar klauzolën e blerjes së 25-vjeçarit, duke e bërë Muçin zyrtarisht pjesë të skuadrës nga Trabzoni. Në total, investimi i klubit turk për kartonin e lojtarit arrin në 9.5 milionë euro, pasi më herët ishte paguar edhe 1 milion euro për huazimin e tij në shtator të vitit 2025.

Me këtë marrëveshje, Muçi shkëputet përfundimisht nga Beshiktashi, klub ku ishte transferuar pas paraqitjeve të spikatura me Tiranën. Megjithatë, mediat sportive në Turqi raportojnë se Trabzonspori mund ta shesë shqiptarin gjatë merkatos së verës, në rast të një oferte të rëndësishme nga klubet evropiane.

Konfirmimi i transferimit erdhi edhe përmes një njoftimi zyrtar nga Beshiktashi.

Lidhur me transferimin përfundimtar të futbollistit profesionist Ernest Muçi, e drejta e opsionit të blerjes e përfshirë në marrëveshjen e huazimit u aktivizua nga Trabzonspori. Sipas marrëveshjes, Trabzonspori do t’i paguajë klubit tonë shumën prej 8.5 milionë euro plus TVSH. Falënderojmë Ernest Muçin për kontributin e tij në klubin tonë dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, thuhet në deklaratën e klubit turk.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Trabzonspor (@trabzonspor)

ernest muçi sulmuesi shqiptar beshiktash trabzonspor

Lini një Përgjigje