Adrian Bajrami nuk është përfshirë në listën e Zvicrës për Botërorin 2026, duke marrë kështu një zhgënjim të madh në prag të kompeticionit më të rëndësishëm ndërkombëtar.
Trajneri i përfaqësueses helvete, Murat Jakin, doli sot në konferencë për shtyp, ku sqaroi arsyet e përzgjedhjeve të bëra për turneun.
“Gjatë viteve të fundit kemi krijuar një frymë shumë të mirë grupi dhe një unitet të fortë në skuadër. Po afrohemi drejt Kupës së Botës me besim dhe me një ekip të konsoliduar. Për këtë arsye, ishte e rëndësishme që të mos bënim ndryshime të mëdha dhe të mbështeteshim te lojtarët që i njohim mirë dhe që kanë dhënë prova”, deklaroi Jakin.
Ndërkohë, pjesë e listës së Zvicrës janë edhe Granit Xhaka e Ardon Jashari. Për kapitenin Xhaka ky do të jetë Botërori i katërt në karrierë, duke barazuar rekordin e Xherdan Shaqirit.
Në rastin e Bajramit, mungesa në listë vjen pas vendimit të tij për të përfaqësuar Zvicrën në arenën ndërkombëtare.
E filloni artikullin me "tradhetarin" e Shqiperise dhe e mbaroni me fjalet "tradhetaret" duke i mburrur "bemat" e atyre qe luajten e luajne per Zvicren. Rrofte tradhetia kombetare e sheqerosur nga "anti tradhetaret"!