Pep Guardiola pritet t’i japë fund aventurës së tij te Mançester Siti pas një dekade në krye të klubit anglez. Trajneri spanjoll do të drejtojë skuadrën edhe në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, përpara se të largohet një vit para përfundimit të kontratës së tij.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, vendimi i Guardiolës duket se lidhet ngushtë me situatën e tij familjare, konkretisht me divorcin nga bashkëshortja, Kristina Serra. Rinovimi i fundit i kontratës me Sitin thuhet se ka ndikuar në largimin përfundimtar të Serrës drejt Spanjës, duke nisur edhe procedurat e divorcit.
Burime pranë trajnerit bëjnë me dije se Guardiola ka tentuar gjatë muajve të fundit të rikthejë marrëdhënien dhe të ribashkojë familjen. Megjithatë, ai besohet se e konsideron të pamundur këtë nëse vazhdon të jetojë dhe punojë në Angli.

Kjo ka shtuar spekulimet se largimi i tij nga Mançester Siti është motivuar jo vetëm nga arsye profesionale, por edhe personale. Raportimet përforcohen më tej nga lajmi se Guardiola po investon rreth 15 milionë euro për blerjen e një vile pranë banesës së tij në Barcelonë, ku aktualisht jeton bashkëshortja.
Kjo shihet qartësisht si një tentativë e Guardiolës për të ribashkuar familjen, me trajnerin që do t’i kushtojë më shumë kohë asaj dhe besohet se tashmë do të fokusohet vetëm në futbollin e përfaqësueseve, që i jep më shumë mundësi të jetë pranë saj.
Qani hallet e ndonje te humburi e jo te pallavesheve kokeboshe te futbollit qe fitojne me thase e i terbon paraja. E kujt i rruhet per kete ky lajm? Asnje njeriu me dy pare mend qe sheh punet e veta.