TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2026, 20:56

Një 43-vjeçar ftohet në Kampionatin Botëror, bëhet i dyti më i vjetër në histori

Shkruar nga Pamfleti
Një 43-vjeçar ftohet në Kampionatin Botëror, bëhet i
kraig gordon

Portieri veteran i Skocisë, Kraig Gordon, është përfshirë në listën e kombëtares për Kupën e Botës 2026. Trajneri Stiv Klark publikoi të martën skuadrën prej 26 lojtarësh që do të marrin pjesë në turneun që nis më 11 qershor.

43-vjeçari është një nga tre portierët e grumbulluar nga përfaqësuesja skoceze dhe mund të hyjë në histori si lojtari i dytë më i vjetër që paraqitet ndonjëherë në një Kampionat Botëror.

Nëse aktivizohet në Botërorin që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, Gordon do të renditet pas portierit egjiptian Esam El Hadari, i cili mbetet lojtari më i vjetër që ka luajtur në Kupën e Botës. El Hadari ishte 45 vjeç gjatë paraqitjes së tij në Botërorin “Rusi 2018”.

Kraig Gordon aktivizohet me klubin skocez Hearts dhe është pjesë e kombëtares së Skocisë që nga viti 2004. Gjatë karrierës së tij me përfaqësuesen, ai ka zhvilluar 83 ndeshje.

kraig gordon portieri i skocisë kupa e botës

Lini një Përgjigje