TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2026, 19:51

Sergen Jalçin nuk e donte Ernest Muçin në ekip, Beshiktashi i jep duart trajnerit që i besoi mesfushorit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Sergen Jalçin nuk e donte Ernest Muçin në ekip, Beshiktashi i
ernest muçi

Beshiktashi ka zyrtarizuar dje largimin e trajnerit Sergen Jalçin. Tekniku 53-vjeçar largohet pas një sezoni që është konsideruar zhgënjyes nga drejtuesit dhe tifozët e klubit turk.

Një nga vendimet më të diskutuara të Jalçinit ishte edhe hapja e rrugës për huazimin e Ernest Muçit te Trabzonspori. Pas largimit nga Beshiktashi, sulmuesi shqiptar arriti të shfaqte potencialin e tij dhe të spikaste me paraqitje pozitive, çka ka shtuar kritikat ndaj ish-trajnerit.

Një pjesë e tifozëve ia atribuojnë Jalçinit përgjegjësinë për largimin e Muçit, duke besuar se futbollisti nuk u vlerësua siç duhej gjatë kohës te Beshiktashi.

Nga ana tjetër, trajneri kishte vendosur në merkaton e dimrit të afronte në formë huazimi mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani nga Interi. Megjithatë, rezultatet e ekipit nuk arritën pritshmëritë, ndërsa vendi i katërt në kampionat është konsideruar një dështim për objektivat e klubit.

Sergen Jalçin nuk e donte Ernest Muçin në ekip, Beshiktashi i

Njoftimi i Beshiktashit:

Beshiktash njofton se ka rënë dakord të ndajë rrugët me trajnerin kryesor Sergen Jalçın. Deklarata e mbërritur nga klubi është si më poshtë:

‘Kontrata e Z. Sergen Jalçın, trajnerit kryesor të ekipit tonë profesional të futbollit, është ndërprerë në mënyrë të ndërsjellë që nga 18 maji 2026’.

E falënderojmë Sergen Jalçın për kontributet e tij në klubin tonë dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”.

ernest muçi sergen jalçin beshiktash

Lini një Përgjigje