TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2026, 18:24

Guardiola drejt largimit nga Siti, Çelsi kërcënon “qytetarët” dhe i kërkon milionat për shkak të teknikut spanjoll

Shkruar nga Pamfleti
Guardiola drejt largimit nga Siti, Çelsi kërcënon
pep guardiola-enco mareska

Sipas mediave angleze, drejtuesit e Mançester Sitit janë duke u përgatitur për epokën pas Guardiolës, me Enco Mareskën që shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës. Italiani, i cili ka qenë më parë pjesë e stafit të teknikut spanjoll, konsiderohet si profili ideal për të vazhduar filozofinë e klubit.

Megjithatë, emërimi i tij nuk pritet të jetë i lehtë. Çelsi, që ende mban nën kontratë Mareskën pavarësisht largimit të tij nga drejtimi i ekipit në muajin janar, ka bërë të qartë se nuk do të lejojë transferimin e trajnerit pa përfitime financiare.

Klubi londinez kërkon kompensim ekonomik për prishjen e kontratës dhe, sipas raportimeve, ka paralajmëruar edhe ndjekje ligjore ndaj Mançester Sitit nëse vazhdon kontaktet me trajnerin pa një marrëveshje zyrtare mes palëve.

Situata është bërë edhe më e ndërlikuar për shkak të deklaratave të mëparshme nga drejtues të Çelsit, të cilët lanë të kuptohej se largimi i Mareskës në janar nuk kishte ardhur si iniciativë e klubit, duke shtuar dyshimet mbi prapaskenat e ndarjes së tij me londinezët.

pep guardiola mançester siti çelsi

Lini një Përgjigje