Antonio Konte pritet të largohet nga Napoli në fund të sezonit, duke mbyllur një cikël dyvjeçar në krye të skuadrës napolItane. Sipas raportimeve, vendimi është marrë dhe nuk pritet të ketë kthim pas.
Trajneri nga Salento largohet pasi i dorëzoi klubit një titull të rëndësishëm dhe Superkupën e Italisë. Ai pritet të heqë dorë edhe nga paga prej 8 milionë eurosh që do të përfitonte nëse do të qendronte deri në qershor 2027.
Presidenti Aurelio De Laurentis nuk pritet ta kundërshtojë vendimin e Kontes. Konfirmimi zyrtar i ndarjes mund të vijë pas ndeshjes me Udinezen, e cila pritet të jetë e fundit për trajnerin në pankinën e Napolit.
Gjatë periudhës së tij te Napoli, Konte ka regjistruar 53 fitore, 19 barazime dhe 18 humbje.
Largimi nuk lidhet, sipas të njëjtave burime, me ndonjë marrëveshje me një klub tjetër. Konte thuhet se ka si dëshirë kryesore rikthimin në krye të Kombëtares italiane.
???? Il Mattino : Antonio #Conte et le Napoli, c’est fini. Le technicien a décidé de partir à l’issue de cette saison, il renoncera à sa dernière année de salaire et toute indemnité (environ 18M bruts). Les deux parties se séparent en bons termes. Son futur ? Conte ne part pas pour… pic.twitter.com/lZevbXcbg2
— Guillaume Pacini (@Guillaumemp) May 19, 2026
Ndërkohë, Napoli pritet të nisë një fazë rinovimi. Klubi synon të ulë fondin e pagave, që aktualisht raportohet në 110 milionë euro, si dhe të ulë moshën mesatare të skuadrës, e cila është ndër më të lartat në Serinë A.
Për stolin e sezonit të ardhshëm, emri më i përfolur është Mauricio Sarri, i cili shihet si kandidati kryesor për të pasuar Konten.
Lini një Përgjigje