TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2026, 15:40

Rolando Maran merr “timonin” e kuqezinjve, 62-vjeçari sjell me vete në Shqipëri edhe besnikun e tij

Shkruar nga Pamfleti
Rolando Maran merr “timonin” e kuqezinjve, 62-vjeçari sjell
kristian maraner-rolando maran

Kombëtarja shqiptare do të drejtohet deri në vitin 2028 nga trajneri italian Rolando Maran. Zyrtarizimi i marrëveshjes u bë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjatë konferencës për shtyp ku u prezantua edhe tekniku i ri i kuqezinjve, pas largimit të Silvinjos.

Së bashku me Maran, pjesë e stafit teknik të Shqipërisë do të jetë edhe Kristian Maraner, i cili do të mbajë rolin e asistentit. Bashkëpunimi mes tyre është i gjatë dhe i konsoliduar, pasi Maraner ka qenë pjesë e çdo aventure të trajnerit italian në futbollin italian.

Dyshja ka punuar së bashku në skuadra si Vareze, Katania, Kaljari, Xhenoa, Piza dhe së fundmi te Bresha, duke krijuar një raport të ngushtë profesional ndër vite.

Tashmë, Shqipëria bëhet sfida e radhës për Maran dhe stafin e tij, ndërsa pritshmëritë janë të larta për ndikimin që kjo dyshe mund të sjellë në rezultatet e Kombëtares, veçanërisht në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

rolando maran kristian maraner ndihmësi i trajnerit të kombëtares

Lini një Përgjigje