TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2026, 10:25

Maran flet për herë të parë si trajner i Shqipërisë: Dua një Kombëtare agresive dhe krenare në fushë

Shkruar nga Pamfleti
Maran flet për herë të parë si trajner i
Rolando Maran

Rolando Maran ka mbajtur fjalimin e tij të parë si trajner i Kombëtares shqiptare, duke e cilësuar drejtimin e Shqipërisë si një përgjegjësi dhe krenari të madhe personale.

Maran falënderoi presidentin e FSHF-së për besimin e dhënë, ndërsa vlerësoi edhe punën e paraardhësit të tij, Sylvinho, për rezultatet dhe paraqitjet e Kombëtares.

Trajneri italian u shpreh se e ka ndjekur me vëmendje ekipin shqiptar dhe vlerësoi frymën që përfaqëson skuadra kuqezi. Ai theksoi se ndihet i privilegjuar që do të drejtojë një përfaqësuese që, sipas tij, mishëron krenarinë e një populli të tërë.

Maran deklaroi se synimi i tij është të përcjellë në fushë dashurinë dhe përkushtimin për fanellën, duke premtuar angazhim maksimal nga stafi dhe grupi i lojtarëve.

Ai e cilësoi këtë detyrë si një mision me peshë morale dhe emocionale, ndërsa shtoi se dëshiron të ndërtojë një skuadër agresive dhe të fortë në lojë.

"Përshëndetje, dua të falënderoj presidentin që ma dha një detyrë që është shumë e rëndësishme për mua. Dua të falënderoj edhe Sylvinhon dhe komplimente për atë që ka bërë. E kam ndjekur me kujdes Kombëtaren e Shqipërisë dhe meritoni komplimente.

Presidenti tashmë më jep mundësinë të drejtoj një Kombëtare që përfaqëson një popull shumë krenar. Është krenari e madhe për mua dhe premtimi është të transferoj në fushë atë dashurinë e madhe për këtë komb dhe këtë fanellë, duke dhënë maksimumin gjithë stafin që punon me mua dhe ata që do të njoh në Federatë.

Është një angazhim moral për mua, është emocion i madh, sepse është diçka shumë e forta ajo që ndiej për këtë mision. Të transmetojmë në fushë atë që përfaqësoni ju, për tifozët dhe kombin. Dua të kem një skuadër agresive. Duhet të demonstrojmë se jemi të fortë në fushë. ADN-ja ime është kjo, dua ta transmetoj këtë në çdo ndeshje. Kjo Kombëtare është si të trajnosh një klub, sepse ka ndjenjë të fortë përkatësie”, tha Maran.

Lini një Përgjigje