TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2026, 08:19

Largohet Silvinjo, braziliani nuk është më trajner i kombëtares

Shkruar nga Pamfleti
Largohet Silvinjo, braziliani nuk është më trajner i
Largohet Silvinjo

Sylvinho nuk është më trajneri i Kombëtares shqiptare.

Në një komunikim për mediat, FSHF ka bërë me dije se tekniku brazilian i ka dhënë fund aventurës së tij me kuqezinjtë.

Ky lajm vjen pak dite para ndeshjeve miqësore që do të luhen me 3 dhe 6 qershor. Gjithashtu, bëhet me dije se ditën e sotme në orën 10:00 do të bëhet edhe prezantimi i trajnerit të ri në një konferencë për mediat në “Shtëpinë e Futbollit”.

Brazilianit i përfundonte kontrata në fund të qershorit, ndërsa prej kohesh ishte në negociata për rinovimin, por palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin pas dështimit për të shkuar në Botërorin 2026.

Sylvinho iu bashkua Kombëtares shqiptare në vitin 2023 dhe në vitin e tij të parë, arriti kualifikimin historik në Euro 2024, duke e mbyllur grupin kualifikues në vendin e parë.

Gjithashtu, në Kualifikueset e Botërorit 2026, Shqipëria doli e dyta pas Anglisë dhe duke lënë pas Serbinë, me një tjetër kualifikim historik, kësaj radhe në play off, aty ku u mund nga Polonia në gjysmëfinale.

largohet silvinjo braziliani trajner i kombëtares

Lini një Përgjigje