TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Maj 2026, 20:49

Sulmuesi i kombëtares shpallet ‘non grata’ në Angli, Armando Broja jashtë planeve të Burnley-t

Shkruar nga Pamfleti
Sulmuesi i kombëtares shpallet ‘non grata’ në Angli,
Armando Broja

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, duket se po shkon drejt një tjetër ndryshimi skuadre gjatë merkatos së verës, pasi te Burnley nuk shohin më një të ardhme për të në ekip.

Situata e futbollistit shqiptar është përkeqësuar javët e fundit, sidomos pas emërimit të trajnerit Majkëll Xhekson, i cili mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Skot Parker dhe rënies nga kategoria. Vendimet e teknikut anglez kanë treguar qartë se prioriteti i klubit është aktivizimi i lojtarëve që konsiderohen pjesë e projektit për sezonin e ardhshëm ose që mund të nxirren në shitje gjatë verës.

Në këtë panoramë, Broja nuk duket të jetë mes emrave që gëzojnë besimin e stafit teknik. Minutat e tij në javët e fundit kanë qenë të kufizuara, ndërsa në sfidën e kaluar ndaj Aston Vilës ai e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli.

Sinjal edhe më i fortë erdhi përballë Arsenalit, ku trajneri Xhekson vendosi të mos e grumbullojë fare sulmuesin shqiptar, duke e lënë jashtë listës për këtë takim.

Këto zhvillime tregojnë se Broja vështirë se do të ketë hapësira te Burnley në sezonin e ardhshëm në Championship, ndaj sulmuesi shqiptar pritet të nisë kërkimet për një destinacion të ri, në përpjekje për të rigjetur vazhdimësinë dhe formën më të mirë në karrierën e tij.

burnley broja

2 Komente

  1. E
    Erd

    Ore a do morim vesh naj her ne që ky Broja ka mor fun si futbollist. Vetëm Sylvinho me Dukën se kan kuptu hala

    1. T
      Tony

      Le te shkoje e te luaje ne Shkoder tani kokrra e dembelit. E rriti Chelsea me pekule e jo me dhemb kemba e jo me dhemb bytha e luaj dy ndeshje ne vit.

      Lini një Përgjigje