TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2026, 10:16

Rolando Maran merr drejtimin e Kombëtares, Duka zbulon objektivat e reja

Shkruar nga Pamfleti
Rolando Maran merr drejtimin e Kombëtares, Duka zbulon objektivat e reja
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka zyrtarizuar Rolando Maran si trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare, gjatë një konference për mediat ku foli edhe për mbylljen e bashkëpunimit me Sylvinho.

Duka deklaroi se Federata po mbyll një cikël të rëndësishëm me Sylvinhon dhe stafin e tij, të cilët i falënderoi për rezultatet dhe kontributin e dhënë gjatë drejtimit të ekipit kombëtar.

“Kemi kaluar një periudhë me shumë emocione. Kemi qeshur, kemi qarë dhe kemi festuar së bashku. Në futboll është normale që një cikël të mbyllet dhe të nisë një tjetër. Me konsensus dhe respekt të plotë kemi vendosur të përfundojmë atë aventurë”, u shpreh ai.

Presidenti i FSHF-së tha se Maran sjell eksperiencën dhe energjinë e nevojshme për drejtimin e ekipit, ndërsa theksoi se objektivat e Kombëtares mbeten të njëjtat, vendi i parë në Nations League, kualifikimi në Euro 2028 dhe më pas pjesëmarrja në Botërorin 2030.

Duka vlerësoi karrierën e trajnerit italian, duke nënvizuar eksperiencën e tij në futbollin europian dhe drejtimin e skuadrave të njohura në Itali.

“Është ditë e rëndësishme për ne, sepse do të bëjmë publik emërimin e trajnerit të ri të Kombëtares, që është Rolando Maran. Mbyllim një cikël me Sylvinhon dhe stafin e tij, që dua ta falënderoj në emër të Federatës, tifozëve dhe të gjithë stafit për rezultatet e arritura dhe kontributin e madh të dhënë.

Kemi kaluar periudhë shumë të rëndësishme me shumë emocione. Kemi qeshur së bashku, kemi qarë dhe kemi gëzuar., Në futboll konsiderohet normale mbyllja e një cikli dhe nisja e të riut. Në një konsensus dhe respekt të plotë kemi rënë dakord për të mbyllur atë aventurë.

Po nisim me një trajner jo të ri në moshë, por me energjinë e duhur dhe eksperiencën e nevojshme siç është Rolando Maran. Kombëtarja jonë e ka vendosur stekën apo nivelin aty ku dëshirojmë dhe objektivat mbeten vendi i parë në Nations League dhe kualifikimi në Euro 2028 dhe më pas për të qenë pjesë e Botërorit 2030.

I uroj suksese trajnerit Rolando Maran me Shqipërinë. Nuk bëra CV-në e tij, sepse ka eksperiencë të madhe në futbollin europian, duke trajnuar skuadra me emër në Itali dhe jam i sigurt se do të bëjë mirë”, tha Duka.

Lini një Përgjigje