TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2026, 10:16

Sylvinho flet pas largimit nga Kombëtarja: Jemi rritur të gjithë bashkë!

Shkruar nga Pamfleti
Sylvinho flet pas largimit nga Kombëtarja: Jemi rritur të gjithë
Sylvinho

Trajneri brazilian Sylvinho ka mbyllur zyrtarisht eksperiencën e tij trevjeçare si trajner i Kombëtares shqiptare, duke i dhënë fund një cikli që solli edhe kualifikimin në Euro 2024. Në fjalën e tij të fundit, tekniku falenderoi Federatën, stafin, lojtarët dhe tifozët për mbështetjen gjatë gjithë rrugëtimit me kuqezinjtë.

“Mirëmëngjesi çuna goca. Ne si ekip kemi punuar shumë për të përfaqësuar këtë kombëtare. Është një komb që më ka pritur shumë mirë. Tani e njoh shumë mirë Shqipërinë, Tiranën. Dua t’ju falënderoj shumë. Falënderoj presidentin për punën, besimin, mbi 100 njerëz që punojnë në këtë federatë. Dua të falënderoj gjithë stafin, gjithë futbollistët që kanë bërë një rrugëtim prej 3 vite e gjysmë dhe në fund, tifozët dashamirës të kombëtares. Më kujtohet që nga dita e parë që kam qenë këtu, kam thënë diçka; shpirti dhe zemra e djersa nuk duhet të mungojë kurrë. Ia kemi dalë të gjithë sëbashku, siç e kam thënë gjithmonë. Dua t’ju falënderoj të gjithëve ju që më dëgjoni pas 3 vite e gjysmë. Shumë suksese trajnerit të ri. Faleminderit shumë!”, tha ai.

Pas largimit të brazilianit, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’ia besojë pankinën trajnerit italian Rolando Maran, i cili pritet të nisë së shpejti aventurën e re në drejtimin e kuqezinjve. 

sylvinho kombetarja shqiptare

Lini një Përgjigje