
27 marsi i vitit 2023 mbetet një datë e veçantë për Jasir Asani, i cili debutoi me fanellën e Kombëtares shqiptare në moshën 28-vjeçare. Në stolin kuqezi ndodhej Sylvinho, trajneri që i dha për herë të parë besim dhe e grumbulloi në ekipin kombëtar.
Pas largimit të Sylvinhos nga drejtimi i Shqipërisë, Asani ishte ndër futbollistët e parë që reagoi publikisht, duke falënderuar trajnerin brazilian për mbështetjen dhe besimin e dhënë.
“Faleminderit mister për gjithçka. Kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur dhe të gjatë bashkë, me plot momente që nuk do t’i harroj kurrë. Jam shumë mirënjohës për besimin dhe mundësinë që më dhe për të përfaqësuar Kombëtaren. Do të të jem falënderues gjithë jetën. Suksese në vazhdim, mister”, shkroi Asani në rrjetet sociale.
Reagimi i sulmuesit vjen në ditën kur ai feston 31-vjetorin, ndërsa lajmi për largimin e Sylvinhos nga Kombëtarja përkoi me ditëlindjen e tij.
Ndërkohë, Asani pritet që gjatë merkatos së verës të transferohet te Getafe CF në La Liga.
Lini një Përgjigje