
Sylvinho nuk do të jetë më trajner i Kombëtares shqiptare, pas një periudhe prej tre vitesh e gjysmë në drejtimin e kuqezinjve.
Gjatë kohës së tij në stolin e Shqipërisë, Sylvinho arriti të kualifikojë ekipin në Europian dhe ta çojë Kombëtaren në “play-off”-in e Botërorit.
Braziliani krijoi një raport të afërt me grupin e lojtarëve dhe solli një atmosferë të re në ekip. Një nga futbollistët që reagoi pas largimit të tij ishte Rey Manaj.
Sulmuesi kuqezi publikoi në rrjetet sociale një fotografi me ish-trajnerin brazilian, të shoqëruar me mesazhin: “Paç fat zotëri dhe faleminderit!”

Lini një Përgjigje