TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2026, 10:37

“De Biasi më dha këshilla”, Rolando Maran flet për objektivin madhor me Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti
“De Biasi më dha këshilla”, Rolando Maran flet për
Trajneri i ri, Rolando Maran

Trajneri i ri, Rolando Maran ka premtuar se do të japë maksimumin për Kombëtaren shqiptare, gjatë konferencës së tij të parë për mediat pas prezantimit në krye të kuqezinjve.

Trajneri italian deklaroi se objektivi dhe ëndrra e tij është ta çojë Shqipërinë në Botëror, një synim që, sipas tij, ndahet edhe nga tifozët shqiptarë.

Maran tha se njeh një pjesë të madhe të futbollistëve të Kombëtares, pasi ka ndjekur vazhdimisht ndeshjet e ekipit dhe ka analizuar disa prej tyre edhe pas emërimit të tij.

Ai zbuloi gjithashtu se ka zhvilluar biseda me Gianni De Biasi, të cilin e cilësoi mik dhe trajner me shumë vlerë për atë që ka arritur me Shqipërinë.

Sipas Maran, De Biasi i ka dhënë disa këshilla dhe vlerësime për ekipin shqiptar, ndërsa shtoi se Kombëtarja ka potencial dhe kushtet e nevojshme për të arritur rezultate të rëndësishme, edhe pse rruga nuk do të jetë e lehtë.

Trajneri i ri theksoi se skuadra duhet të funksionojë si një grup i bashkuar dhe nënvizoi se me unitet, përkushtim dhe pak fat, Shqipëria mund të realizojë objektivin e kualifikimit në Botëror.

“Shumë lojtarë i njoh, se shoh futboll. I kam parë ndeshjet e Shqipërisë, i kam riparë disa prej tyre. Kam folur me De Biasi-n, se përveçse është një mik i mirë, është një trajner që e vlerësoj shumë. E di çfarë ka bërë ai. Më ka dhënë disa konsiderata, që do t’i përfaqësojë. Janë kushtet dhe mundësitë për t’ia dalë, nuk do të jetë e lehtë, por ka mundësi. Me ato çfarë ju keni, ne do të bëjmë gjëra më tepër, që në kartë do të jenë më konkurruese. Duhet të arrijmë shumë. Momentalisht është ëndrra ime është të çoj Shqipërinë në botëror, pra jo vetëm ëndrra ime por edhe e juaja. Duhet të jemi një grup i bashkuar. Me një grup të bashkuar dhe me pak fat sigurisht kjo gjë mund të arrihet.”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje