TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2026, 17:30

Ernest Muçi pozon me flamurin “armik”, sulmuesi shqiptar ‘tradhton’ kombëtaren kuqezi për Turqinë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Ernest Muçi pozon me flamurin “armik”, sulmuesi shqiptar
ernest muçi

19 maji konsiderohet një nga datat më të rëndësishme në historinë moderne të Turqisë. Kjo ditë lidhet me Mustafa Kemal Ataturkun, themeluesin e Republikës së Turqisë, i cili mbërriti në qytetin e Samsunit më 19 maj 1919, moment që shënoi nisjen e Luftës së Pavarësisë së vendit.

Për shkak të simbolikës së saj, Ataturku ia dedikoi këtë datë rinisë turke, ndërsa çdo vit ajo përkujtohet me aktivitete dhe manifestime në të gjithë vendin.

Në prag të festimeve, skuadra e Trabzonsporit është mbledhur në seancë stërvitore, ku futbollistët kanë realizuar një foto të përbashkët përpara flamurit turk. Në mesin e tyre ishte edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi.

Futbollisti shqiptar po kalon një nga sezonet më pozitive të karrierës së tij, duke fituar një rol të rëndësishëm në skuadrën turke dhe duke u shndërruar në një nga lojtarët më të spikatur të Trabzonsporit gjatë këtij edicioni.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Trabzonspor (@trabzonspor)

ernest muçi sulmuesi i shqipërisë

Lini një Përgjigje