TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2026, 16:25

“Vallëzimi” i fundit i Ronaldos, Portugalia zyrtarizon listën përfundimtare me surprizën e madhe për Kupën e Botës

Shkruar nga Pamfleti
“Vallëzimi” i fundit i Ronaldos, Portugalia zyrtarizon
Kristiano Ronaldo

Portugalia ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës 2026. Trajneri Roberto Martínez prezantoi grupin prej 27 futbollistësh, ku pjesa më e madhe e emrave ishin të pritshëm.

Surpriza e vetme në listë konsiderohet grumbullimi i Nelson Semedos. Mbrojtësi i Fenerbahçes është një nga katër alternativat që Portugalia ka në krahun e djathtë të mbrojtjes për turneun final.

Para nisjes së Botërorit, kombëtarja luzitane do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore. Luzitanët do të përballen me Kilin më 6 qershor dhe me Nigerinë më 10 qershor.

Vëmendja kryesore mbetet te Kristiano Ronaldo, i cili është përfshirë sërish në listën e Roberto Martínez. Sulmuesi veteran do të marrë pjesë në Botërorin e gjashtë të karrierës së tij, pas edicioneve të “Gjermani 2006”, “Afrikë e Jugut 2010”, “Brazil 2014”, “Rusi 2018” dhe “Katar 2022”.

Me këtë arritje, Ronaldo vendos një rekord historik, duke u bërë futbollisti i parë që grumbullohet për gjashtë Kupa Bote. Ky rekord mund të barazohet vetëm nga Lionel Mesi, nëse argjentinasi përfshihet në listën e trajnerit Lionel Skaloni për Botërorin 2026.

41-vjeçari vazhdon të mbajë edhe rekordin absolut të golashënuesit me kombëtare, me 143 gola në 226 ndeshje me Portugalinë. Ndërkohë, Mesi numëron 116 gola në 198 ndeshje me Argjentinën.

Në pesë Botërorët e mëparshëm, Ronaldo ka realizuar tetë gola. Turneu i kësaj vere, që do të zhvillohet për herë të parë me 48 kombëtare pjesëmarrëse, pritet të jetë edhe kompeticioni i fundit madhor ndërkombëtar në karrierën e yllit portugez.

Lista e Portugalisë:

Portierë: Diogo Kosta, Hoze Sa, Rui Silva, Rikardo Veljo

Mbrojtës: Diogo Dalot, Mateus Nunjez, Nelson Semedo, Zhoao Kanselo, Nuno Mendes, Gonçalo Injacio, Renato Veiga, Ruben Dias, Tomas Araujo

Mesfushorë: Ruben Neves, Samu Kosta, Zhoao Neves, Vitinja, Bruno Fernandes, Bernardo Silva

Sulmues: Zhoao Feliks, Françisko Trinkao, Françisko Konseisao, Pedro Neto, Rafael Leao, Gonçalo Guedes, Gonçalo Ramos, Kristiano Ronaldo

kristiano ronaldo portugalia kupa e botës

Lini një Përgjigje