TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2026, 17:51

Zbulohet prapaskena, si refuzoi Maran drejtimin e një klubi italian për të marrë kombëtaren shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Zbulohet prapaskena, si refuzoi Maran drejtimin e një klubi italian
rolando maran

Rolando Maran është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Tekniku italian merr vendin e Silvinjos, i cili u largua pas më shumë se tre vitesh në stolin kuqezi.

Emërimi i 62-vjeçarit shënon eksperiencën e tij të parë jashtë futbollit italian, një dëshirë që vetë trajneri e kishte shprehur publikisht që në fundin e vitit 2023, gjatë periudhës kur drejtonte Breshian.

Çfarë po mungon? Europa. Do të doja të kisha një përvojë jashtë vendit, për të zgjeruar horizontet e mia. Pata mundësinë disa vite më parë dhe së fundmi u thirra nga një ekip kombëtar. Por preferova të kthehesha te Breshia”, u shpreh Maran në atë kohë.

Sipas “Panorama Sport”, italiani kishte nisur prej kohësh të merrte në konsideratë një aventurë ndërkombëtare, ndërsa tashmë do të provojë veten në drejtimin e Kombëtares shqiptare.

Ndërkohë, interesimi i fundit për Maran erdhi nga Empoli. Në muajin mars, emri i tij u përfshi mes kandidatëve për të marrë drejtimin e skuadrës italiane, me objektivin për ta shpëtuar nga rënia në Serinë C. Megjithatë, klubi vendosi t’i besojë Fabio Kasertës, i cili arriti të realizojë objektivin e mbijetesës.

rolando maran trajneri i shqipërisë

Lini një Përgjigje