TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2026, 19:29

Luis Enrike largohet nga PSG? Tekniku spanjoll merr vendimin për të ardhmen e tij në prag të finales së Champions League

Shkruar nga Pamfleti
Luis Enrike largohet nga PSG? Tekniku spanjoll merr vendimin për të
luis enrike

PSG është shumë pranë rinovimit afatgjatë të kontratës me trajnerin Luis Enrike, pas rezultateve pozitive që ai ka arritur në krye të skuadrës pariziene gjatë dy sezoneve të fundit.

Tekniku spanjoll mori drejtimin e PSG-së në korrik të vitit 2023, duke zëvendësuar francezin Kristof Galtier. Që prej ardhjes së tij, skuadra ka fituar disa trofe dhe ka ruajtur konkurrueshmërinë në të gjitha kompeticionet.

Sipas gazetarit italian Fabrcio Romano, negociatat mes klubit dhe trajnerit kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa marrëveshja për rinovimin e kontratës pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Raportohet se njoftimi zyrtar mund të bëhet menjëherë pas finales së Champions League.

Gjatë periudhës së tij në stolin e PSG-së, Luis Enrike ka drejtuar ekipin në 173 ndeshje, duke regjistruar 121 fitore, 27 barazime dhe 25 humbje.

Në këtë sezon, PSG siguroi edhe kualifikimin në finalen e Champions League për të dytin vit radhazi, pasi eliminoi Bajernin e Mynihut me rezultat të përgjithshëm 6-5.

Ndërkohë, në kampionatin francez, skuadra pariziene fitoi titullin për sezonin 2025-2026, duke siguruar trofeun e pestë radhazi dhe të katërmbëdhjetin në histori, rekord absolut në futbollin francez.

Tashmë, vëmendja e PSG-së është përqendruar te finalja e madhe e Champions League ndaj Arsenalit, e cila do të zhvillohet më 30 maj në “Puskás Aréna”.

luis enrike trajneri i psg

Lini një Përgjigje