Sauthemptoni është përjashtuar nga finalja e “play-off”-it për ngjitjen në Premier Ligë, pas akuzave për spiunim ndaj rivalëve. Vendimi u zyrtarizua këtë të martë nga komisioni disiplinor i EFL, i cili konfirmoi se klubi kishte shkelur rregullat e garës.
Si pasojë, vendin e Sauthemptonit në finalen ndaj Hull Sitit do ta zërë Midëllsbruh, skuadra që kishte ngritur edhe ankesën zyrtare për incidentin.
Përveç përjashtimit nga finalja, komisioni ka ndëshkuar rëndë edhe klubin anglez, duke i vendosur një penalizim prej katër pikësh për sezonin e ardhshëm në Championship.
Sipas raportimeve, Midëllsbruh kishte paraqitur prova fotografike që, sipas klubit, tregonin se një analist i Sauthemptonit kishte mbledhur informacion mbi mënyrën e organizimit dhe paraqitjes së skuadrës gjatë stërvitjes.
Ngjarja ishte bërë publike vetëm dy ditë para finales së humbur nga Midëllsbruh ndaj Sauthemptonit, ndërsa drejtuesit e klubit deklaruan se ishin ndier të dëmtuar nga situata.
Pavarësisht polemikave, Midëllsbruh vijoi përgatitjet normale, ndërsa tashmë do të ketë mundësinë të luajë finalen vendimtare për një vend në elitën e futbollit anglez.
Lini një Përgjigje