TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2026, 20:12

Mesfushori shqiptar mbyll aventurën në Turqi, rikthehet në Serinë A

Shkruar nga Pamfleti
Mesfushori shqiptar mbyll aventurën në Turqi, rikthehet në
kombëtarja shqiptare

Kristjan Asllani nuk do të vijojë të jetë pjesë e Beshiktashit. Mesfushori shqiptar ka zhvilluar ndeshjen e fundit me klubin turk më 15 maj, në përballjen ndaj Rizesporit, ndërsa drejtuesit e skuadrës kanë vendosur të mos blejnë kartonin e tij në përfundim të huazimit.

Asllani është një nga lojtarët që largohet nga skuadra në kuadër të ndryshimeve të shumta që priten te Beshiktashi. Bashkë me të, klubin do ta lënë edhe Devis Vaskez, El Bilal Ture dhe Jota Silva, ndërsa drejtuesit po përgatitin një revolucion në merkato.

Gjatë aventurës në Turqi, 24-vjeçari regjistroi 17 paraqitje, duke realizuar dy gola dhe dhuruar gjithashtu dy asiste.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare mbetet nën kontratë me Interin deri në vitin 2028. Megjithatë, trajneri Kristian Kivu nuk e kishte pjesë të planeve të tij, çka bëri që klubi zikaltër ta lejonte largimin në formë huazimi.

Sipas raportimeve, Interi mund të ulë kërkesat financiare për kartonin e Asllanit gjatë merkatos së verës. Një tjetër huazim për mesfushorin shqiptar mbetet gjithashtu një mundësi konkrete.

kristjan asllani mesfushori shqiptar beshiktash

Lini një Përgjigje