TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2026, 22:30

Arsenali merr “dhuratën e jetës”, Bërnmuthi ndal Sitin dhe u dhuron ‘Topçinjve’ titullin kampion pas 22 vitesh

Shkruar nga Pamfleti
Arsenali merr “dhuratën e jetës”, Bërnmuthi ndal
mançester siti

Arsenali është shpallur zyrtarisht kampion i Premier Ligës për sezonin 2025-2026, pas barazimit 1-1 të Mançester Sitit në transfertë ndaj Bërnmuthit.

Me katër pikë avantazh dhe vetëm një ndeshje të mbetur për t’u zhvilluar, skuadra londineze ka siguruar matematikisht titullin kampion në Angli, duke i dhënë fund pritjes 22-vjeçare.

Sfida në “Vitality Stadium” u zhbllokua nga goli i Krupi në minutën e 39-të, që i dha Bërnmuthit avantazhin ndaj kampionëve në fuqi. Mançester Siti arriti të shmangë humbjen vetëm në minutat e fundit me golin e Erling Haland, por barazimi nuk mjaftoi për të mbajtur gjallë garën për titull.

Ky rezultat përbën një goditje të rëndë për Pep Guardiolën, në sezonin e tij të fundit në krye të Mançester Sitit.

Pas triumfit në kampionat, Arsenali tashmë do të përqendrohet te finalja e Champions League. Më 30 maj, londinezët do të përballen me PSG-në në Budapest, në kërkim të trofeut më të rëndësishëm europian për klube.

 

 

bërnmuth mançester siti premier liga

Lini një Përgjigje