Mbrojtësi me origjinë shqiptare, Adrian Bajrami, nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Zvicrës në Botërorin 2026. Emri i 24-vjeçarit mungon në listën zyrtare të publikuar nga stafi teknik i helvetëve për turneun më të rëndësishëm ndërkombëtar.
Bajrami, i cili më herët vendosi të largohej nga Kombëtarja e Shqipërisë për t’iu bashkuar Zvicrës, kishte shpresuar të siguronte një vend në skuadër pas aktivizimeve në kualifikueset e Botërorit. Megjithatë, trajneri Murat Jakin ka zgjedhur alternativa të tjera për repartin mbrojtës.
Vendimi për të lënë Shqipërinë dhe për të përfaqësuar Zvicrën kishte ngjallur diskutime, ndërsa mungesa e tij në listën finale konsiderohet një goditje për mbrojtësin shqiptar.
Ndërkohë, pjesë e skuadrës zvicerane për Botërorin 2026 do të jenë dy futbollistë të tjerë me origjinë shqiptare, kapiteni Granit Xhaka dhe mesfushori Ardon Jashari, të cilët janë përfshirë nga Jakin në listën zyrtare të Zvicrës.

Lini një Përgjigje