TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2026, 15:21

U largua nga kombëtarja shqiptare, mediat braziliane nxjerrin prapaskenat e largimit të Sivinjos

Shkruar nga Pamfleti
U largua nga kombëtarja shqiptare, mediat braziliane nxjerrin prapaskenat e
silvinjo

Prezantimi i befasishëm i Rolando Maran si trajner i ri i Kombëtares shqiptare ka surprizuar opinionin sportiv. Në një moment kur vëmendja ishte përqendruar tek e ardhmja e Silvinjos dhe diskutimet për vijimin ose jo të bashkëpunimit me brazilianin, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zgjodhi të prezantojë menjëherë pas largimit të tij pasuesin në stolin kuqezi.

Emri i Maran nuk ishte përfolur më herët në media dhe për një pjesë të mirë të publikut sportiv mbetet pak i njohur. Megjithatë, federata i ka besuar italianit drejtimin e ekipit përfaqësues me një kontratë deri në vitin 2028, e cila përfshin edhe një klauzolë rinovimi automatik në rast se Shqipëria arrin të sigurojë kualifikimin për në “EURO 2028”. E njëjta formulë ishte aplikuar më herët edhe në marrëveshjen me Silvinjon.

Sipas burimeve pranë Federatës, Maran konsiderohet një zgjedhje me kosto të ulët për FSHF-në, pasi paga e tij mujore do të jetë rreth 30 mijë euro.

Në konferencën e jashtëzakonshme të organizuar nga FSHF, Silvinjo mori fjalën pas presidentit Duka dhe u largua me tone falënderuese, pa polemika publike. Megjithatë, mediat braziliane raportojnë një version ndryshe lidhur me fundin e bashkëpunimit mes palëve.

Sipas “Gazeta Esportiva”, ndryshe nga deklarata e Dukës se kishte një mirëkuptim të përbashkët për të mos vazhduar më tej, Silvinjo nuk mori një ofertë për rinovimin e kontratës nga Federata Shqiptare e Futbollit, çka çoi në largimin e tij nga drejtimi i Kombëtares.

U largua nga kombëtarja shqiptare, mediat braziliane nxjerrin prapaskenat e

silvinjo ish-trajneri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje