TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2026, 17:19

“Do t’ju mbështes kudo që të jem”, Silvinjo publikon videon emocionuese pas largimit nga Shqipëria: Së bashku përfunduam një kapitull të bukur

Shkruar nga Pamfleti
“Do t’ju mbështes kudo që të jem”, Silvinjo
duka-silvinjo

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të bashkëpunimit me Shqipërinë, përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale.

Tekniku brazilian u shpreh mirënjohës për periudhën e kaluar në krye të kuqezinjve, duke theksuar se ai dhe stafi i tij kanë punuar me përkushtim maksimal gjatë gati tre viteve e gjysmë të drejtimit të ekipit kombëtar.

Së bashku, përfunduam një kapitull të mrekullueshëm pune. Gjatë gati tre viteve e gjysmë, punuam jashtëzakonisht shumë për të përfaqësuar këtë vend që më priti kaq ngrohtësisht”, u shpreh Silvinjo.

Ai vlerësoi progresin e bërë nga Kombëtarja shqiptare gjatë mandatit të tij dhe falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët në këtë rrugëtim.

Besoj se kemi bërë përparim të konsiderueshëm me Kombëtaren shqiptare dhe jam shumë mirënjohës ndaj Presidentit, stafit të Federatës, stafit të trajnerëve, të gjithë lojtarëve që ishin me ne gjatë gjithë këtij udhëtimi dhe mbështetësve të zjarrtë të ekipit kombëtar”, deklaroi ai.

Në mesazhin e tij, Silvinjo theksoi se që prej ditës së parë kishte premtuar përkushtim maksimal ndaj fanelës kuqezi.

Që nga dita e parë, premtuam se nuk do të mungonte shpirti, zemra dhe puna e palodhur”, tha trajneri brazilian.

Në fund, ai përcolli një mesazh falënderimi dhe mbështetjeje për Shqipërinë edhe pas largimit nga stoli kuqezi.

U uroj të gjithëve suksese të mëdha në të ardhmen dhe do të vazhdoj t’ju mbështes kudo që të jem. Faleminderit shumë nga thellësia e zemrës sime”, përfundoi Silvinjo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sylvio Campos Official (@sylvinho_campos)

silvinjo ish-trajneri i kombëtares

Lini një Përgjigje