TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2026, 19:01

Fitoi kampionatin dhe kupën me Dinamon e Zagrebit, Arbër Hoxha drejt largimit nga skuadra kroate

Shkruar nga Pamfleti
Fitoi kampionatin dhe kupën me Dinamon e Zagrebit, Arbër Hoxha drejt
arbër hoxha

Arbër Hoxha nuk ishte pjesë e Dinamos së Zagrebit në ndeshjen e javës së kaluar dhe do të mungojë edhe këtë herë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka nisur pushimet më herët së bashku me disa prej lojtarëve të tjerë të skuadrës, mes tyre Zajç, Misiç, MekKena, Stojkoviç, Domingez dhe Goda.

27-vjeçari mbylli një sezon pozitiv me ekipin kroat, duke fituar si kampionatin ashtu edhe Kupën. Megjithatë, e ardhmja e tij te Dinamo e Zagrebit mbetet ende e paqartë.

Sipas raportimeve, Hoxha pritet të vazhdojë karrierën në një tjetër skuadër gjatë merkatos së verës. Nga ana tjetër, Dinamo e Zagrebit synon të përfitojë ekonomikisht nga një transferim i mundshëm i futbollistit shqiptar.

Klubi kroat nuk është i detyruar të nxitojë për shitjen e tij, pasi Hoxha ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Kujtojmë se Dinamo e Zagrebit pagoi rreth 1 milion euro për transferimin e sulmuesit.

arbër hoxha sulmuesi i kombëtares shqiptare dinamo e zagrebit

Lini një Përgjigje