
Pak ditë pas fillimit negativ të sezonit 2023, Ferrari mund të marrë një tjetër goditje. Pas më shumë se 10-vitesh, David Sançez, – sipas Sky, – duket se ka dhënë dorëheqjen si Head of Vehicle Concept (Shefi i Konceptit të Automjeteve).
Lamtumira e francezit, i cili mbërriti në Maranelo në tetor të vitit 2012, i cili drejtoi projektimin e SF-23 mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e makinës dhe në vazhdimin e sezonit të Ferrarit, i cili pothuajse me siguri do të zgjedhë zëvendësuesin brenda skuadrës në rast se vendimi zyrtarizohet.
Lamtumira e Sançez do të shkonte përtej fundjavës së parë të vështirë në Bahrein, por arsyet që duket se e kanë shtyrë francezin të japë dorëheqjen lidhen me ndryshimin e ekipit.
Pas një periudhe pushimi të cilës do t’i nënshtrohej detyrimisht sipas rregullave të F1, Sançez mund të ishte një figurë kyçe, sipas thashethemeve të një ekipi anglez.
Lini një Përgjigje