TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2023, 16:55

Merkatoja e verës ende larg, por te Reali nisin lëvizjet, 11 lojtarë do të largohen në korrik

Shkruar nga Pamfleti

Merkatoja e verës ende larg, por te Reali nisin lëvizjet, 11

Merkatoja e verës duket ende e largët, por në Madrid kanë nisur të bëjnë planifikimet e rastit. Në ndryshim nga sezonet e fundit, kjo e verës së ardhshme pritet të jetë një merkato me shumë lëvizje te Reali.

Një pjesë e mirë lojtarëve që kemi parë deri më tani nuk do të jenë më pjesë e klubit. Konkretisht, janë të paktën 11 lojtarë, të cilët mund të lënë Madridin duke nisur nga 1 korriku i këtij viti.

Lajmi është bërë me dije nga gazeta “Mundo Deportivo”, që ka përpiluar dhe listën e lojtarëve, ku përfshihen disa shtylla të klubit si Benzema, Kros e Modriç mes të tjerëve.

Shtatë prej lojtarëve të kësaj liste përfundojnë kontratën me Realin e Madridit dhe për momentin ende nuk ka pasur një vendim për rinovimin e tyre. Ndërkohë që të tjerët do të largohen për zgjedhje teknike të klubit.

reali i madridit merkatoja e verës

Lini një Përgjigje