TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Mars 2023, 23:12

Bajerni nxjerr Mesin dhe Mbapenë nga Champions League, Milani i falet ndeshjes së parë dhe kualifikohet në çerekfinale

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni nxjerr Mesin dhe Mbapenë nga Champions League, Milani i falet

Përfundojnë dy ndeshjet që mbyllin raundin e 1/16 në Champions League. Bajerni i Mynihut është kualifikuar në çerekfinale, pasi mundi 2-0 PSG-në në shtëpi, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar 0-1 në favor të gjermanëve.

Rasti më i rrezikshëm i përket minutës së 38. Gjermanët shpëtuan mrekullisht, teksa pas një gabimi të Somer brenda zonës, i dha mundësinë Vitinjës të shënonte por në atë moment, De Ligt shpëtoi për mrekulli portën duke e mbajtur të paprekur.

Bavarezët gjetën avantazhin në minutën e 61 me një gabim trashanik të Verratit që kishte topin në këmbë, por Goretzka ia mori në zonë dhe pasoi për Çupo Moting që mposhti portierin Donaruma.

Në minutën e fundit të takimit, Verrati humbi përsëri topin në zonën kundërshtare, Kanselo mori topin dhe me një zbritje të shpejtë nxorri Gnabri para Donarumës, ku nuk gaboi.

Pavarësisht se PSG-ja ka në skuadër lojtarë si Mbape dhe Mesi, duhet të kthehet përpara kohe në shtëpi. Bajerni vazhdon më tej dhe është një nga skuadrat pretendente për fitimin e këtij kompeticioni.

Siç nisi ashtu edhe bitisi. Milani ka siguruar kualifikimin, teksa ndeshja e luajtur në Londër me Totenhemin është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Takimi i parë kishte përfunduar 1-0 në favor të ekipit të Piolit, ndërsa sonte në Londër sfida përfundoi pa gola.

Të parët që provuan ishin londinezët me Emerson, por kundërsulmi nuk rezultoi i suksesshëm. Pak minuta më pas, Teo Hernandez pati shansin e artë për të dhënë një asist perfekt, por u vonua dhe gjeti vetëm këmbët e Lenglet.

Portieri Forster i mohoi golin kuqezinjve në fillimin e pjesës së dytë me pritjet e tij spektakolare. Romero la ekipin e Kontes me një lojtar më pak, pasi doli me karto ntë kuq 10 minuta nga fundi. Deri në fund nuk pati ndryshim rezultati, me Milanin që vazhdon rrugëtimin.

bajerni i mynihut psg milan totenhem champions league

Lini një Përgjigje