
Totenhemi dhe Milani pritet të dhurojnë një duel shumë rivalizues sot në Ligën e Kampioneve, me të dy skuadrat të cilat kanë si objektiv kalimin e turit në këtë aktivitet.
Starti i sfidës Totenham-Milan pritet të nisë me dhjetë minuta vonesë. Siç bëhet me dije nga mediat angleze, autobusët e skuadrave kanë ngecur në trafik në Londër. Kështu nuk mund të mbërrijnë në stadium në kohën e duhur.
Takimi pritet të nisë në orën 21:10. Kjo është një situatë e ngjashme, pasi dje me ndeshjen Çelsi-Dortmund ndodhi e njëjta gjë. Edhe aty autobusët u vonuan në trafik dhe ndeshja e parashikuar në orën 21:00 nisi në orën 21:10. Kjo i solli fat Çelsit, pasi fitoi ndeshjen 2-0 dhe u kualifikua në çerekfinale.
Kuqezinjtë janë të avantazhuar nga fitorja 1-0 në ndeshjen e parë në Milano, por skuadra e drejtuar nga Antonio Konte gjithmonë paraqitet më agresive në fushën e saj.
Both teams' bus were stuck in traffic. Kick-off at the Tottenham Hotspur Stadium has been delayed by 10 minutes.pic.twitter.com/g7vK4a3gJP
— Ronald Morgan (@ronaldmorgan_) March 8, 2023
Lini një Përgjigje