TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Mars 2023, 19:12

Tenton të shtypë me makinë dhe kërcënon me jetë gazetarin, Zherard Pike në qendër të një tjetër skandali

Shkruar nga Pamfleti

Tenton të shtypë me makinë dhe kërcënon me jetë

Futbollisti i njohur, Zherard Pike ka drejtuar edhe një herë një skandal të madh, pasi tentoi të përplaste me makinën e tij një gazetar, i cili i bëri pyetje për Shakirën.

Gazetari Xhordi Martin i kërkoi Pikesë të komentonte këngën e re të Shakirës, ​​por mbrojtësi nuk deshi t'i përgjigjej kësaj pyetjeje dhe përkundrazi shkoi në shtëpinë e prindërve me të dashurën e tij të re, Klara Çia Marti .

Kur Pike ka dalë nga shtëpia, gazetari qendroi ende në të njëjtin vend, pas së cilës ndodhi një incident i lehtë.

Sot kalova një episod të pakëndshëm me Zherard Pikenë dhe Klara Çia Martin, thuajse u vrava – tha Martin për emisionin spanjoll “El Gordo dhe La Flacu” dhe më pas shtoi:

-Kur dolën, Pike e nxitoi makinën aq shumë sa për pak më shtypi. Pak kohë më vonë kaluan rrugës dhe të dy qeshnin me mua, më shanin dhe bënim shenja të turpshme – shpjegoi gazetari.

Drama nuk mbaroi me kaq, pasi Martin zbuloi se Pike kishte marrë numrin e tij të telefonit, pas së cilës ai e kërcënoi atë në një mënyrë të tmerrshme.

-Pike mori numrin tim të telefonit dhe madje më thirri dhe më tha se do të vdisja, meqë ra fjala, nuk është hera e parë - tha i frikësuar gazetari.

futbollisti i njohur zherard pike xhordi martin

Lini një Përgjigje