
Kombëtarja e Polonisë do të luajë dy ndeshje në muajin mars, pasi do të përballet në fillim në transfertë me Çekinë dhe më pas pret në shtëpi Shqipërinë.
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga këto sfida, polakët janë në hall. Trajnerit të kombëtares Fernandos Santos i mungon asistenti që pritet të zyrtarizohet këto ditë.
Organizimi i Polonisë po lë shumë për të dëshiruar, teksa edhe stadiumin ku do të presin kuqezinjtë e zyrtarizuan jashtë afatit të kohës së përcaktuar nga UEFA.
Lini një Përgjigje