
Roberto Mançini është në alarm për fazën e tij sulmuese me kombëtaren e Italisë.
Në prag të ndeshjeve eliminatore të Europianit 2024, ndaj Anglisë dhe Maltës në fund të muajit mars, Mançini është ankuar për gjendjen e sulmuesve të tij. Duke folur për mediat italiane, tekniku ka thënë se për momentin asnjë nga sulmuesit e tij qendrorë nuk luan sistematikisht dhe kjo mund të ndikojë gjithashtu edhe te ndeshjet e marsit.
“Jemi në vështirësi në sulm, pasi Imobile është i dëmtuar dhe Raspadori në dyshim. Gjithsesi, ky i fundit, bashkë me Belotin luajnë shumë pak, ndaj nuk e kanë ritmin e ndeshjes. Veçanërisht në qendër të sulmit kemi shumë vështirësi dhe i vetmi që ka minuta në këmbë, është Njoto”, u shpreh Mançini.
Lini një Përgjigje