TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Mars 2023, 20:19

Futbollisti i Mançester Sitit ul pantallonat dhe kap një vajzë në lokal, Kajl Uoker nën hetim nga policia (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Futbollisti i Mançester Sitit ul pantallonat dhe kap një vajzë

Mbrojtësi i Mançester Sitit, Kajl Uoker, mund të përballet me një hetim policor, pas një videoje të publikuar ku ai shihet duke ulur pantallonat në publik.

Më pas shihet duke prekur gjoksin dhe duke puthur një vajzë të re, që nuk është bashkëshortja e tij (Eni Kilner).

Mediat angleze bëjnë me dijë se ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së dielës, teksa po festonte me miqtë e tij. Futbollisti mund të akuzohet për “ekspozim të pahijshëm”, dhe mund të dënohet deri në dy vjet burg.

Pas fitores 2-0 me Njukasëllin, Guardiola la skuadrën e Sitit dy ditë pushim, me mbrojtësin që duket se nuk i ka kaluar me bashkëshorten por në klube nate ku mund të jetë në telashe nga policia.

kajl uoker mbrojtësi i mançester sitit

Lini një Përgjigje