TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2023, 16:11

Presidenti i FIA-s në zi, aksidenti rrugor i merr jetën djalit të tij

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i FIA-s në zi, aksidenti rrugor i merr jetën djalit të

Djali i presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), Saif Ben Mohamed Ben Sulajem, ka humbur jetën në një aksident rrugor.

Lajmi është konfirmuar mëngjesin e sotëm.

Pas thashethemeve të përhapura nga organe të ndryshme të shtypit ndërkombëtar, njoftimi zyrtar erdhi në duart e gazetarit Ibrahim Al Zubaidi, i cili raportoi lajmin e dhënë zyrtarisht nga Shoqata e Motorsportit të Emirateve.

Sipas raportimit të shtypit vendas, djali i presidentit të FIA-s vdiq pas një aksidenti rrugor të ndodhur të martën. Saif Ben Mohamed Ben Sulajem, ashtu si babai i tij, ishte një fans i madh i makinave.

saif ben mohaned ben sulajem djali i presidentit të federatës ndërkombëtare të automobilizmit

Lini një Përgjigje