
Dy persona të cilët janë konsideruar përgjegjës për organizimin e një ndeshjeje futbolli tetorin e vitit të kaluar, ku humbën jetën 135 tifozë do të përfundojnë pas hekurave. Ata u shpallën fajtorë, pasi treguan pakujdesi në ndeshjen Arema-Persebaja.
Pasi tifozët u futën në fushë, policia ndërhyri duke përdorur gazin lotsjellës. Ata u përpoqën të arratiseshin nga dyert e rrethimit, por disa prej tyre u shtypën dhe të tjerë u asfiksuan.
Njëri nga organizatorët, Abdul Haris, u shpall fajtor për pakujdesi dhe u dënua me një vit e gjysmë burg (Prokuroria Publike kërkoi 6 vjet); Suko Sutrisno, një nga rojet e sigurisë në stadium, u shpall gjithashtu fajtor për neglizhencë dhe u dënua me një vit burg.
Lini një Përgjigje