TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2023, 16:34

“Po unë a nuk meritoj respekt?”, Edi Rama kujtohet për kampionin e botës në bilardo: Krenar për këta djem shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

“Po unë a nuk meritoj respekt?”, Edi Rama kujtohet për

Pak ditë më parë, shqiptari Eklent Kaçi u shpall për të dytën herë kampion Bote në sportin e Bilardos, në disiplinën “10-ball”.

Por, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që sot të urojë Eklent Kaçin për atë që ka arritur në bilardo. Në një postim të bërë në Facebook-un e tij, i pari i qeverisë shkruan:

“Woooowww

Krenarë për të rinj shqiptarë si Eklent Kaçi, i cili është shpallur kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën “10-ball”

Në turneun e zhvilluar në Las Vegas 24-vjeçari shqiptar nga Kurbini mposhti në finale numrin një në botë, spanjollin Francesco Ruiz Sanchez, me rezultatin 10-7, dhe u bë kampion bote për të dytën herë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Para 1 vit kur atletja shqiptare, Luiza Gega u shpall kampione Europe mori urime publike nga figura të shquara të botës së sportit dhe politikës. Pikërisht i riu nga Kurbini reagoi asokohe ndaj Edi Ramës duke iu drejtuar se pse arritjet e tij nuk janë vlerësuar edhe pse ai është shpallur kampion Europe dhe Bote duke përfaqësuar Shqipërinë.

“Po unë a nuk meritoj respekt?”, Edi Rama kujtohet për

Mesa duket kryeministri ka reflektuar duke i dhënë meritat dhe vlerësuar për arritjen Eklent Kaçit.

eklent kaçi kampioni i botës në bilardo edi rama kryeministri i shqipërisë

Lini një Përgjigje