TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2023, 17:16

“Ndërhyrje serioze nga shteti italian”, Eintrahti i Frankfurtit kërkon përjashtimin e Napolit nga Champions League

Shkruar nga Pamfleti

“Ndërhyrje serioze nga shteti italian”, Eintrahti i Frankfurtit

Në Gjermani ka një valë sulmi mbi Napolin pas vendimit të Ministrisë së Brendshme për të ndaluar udhëtimin drejt Italisë tifozëve të Eintrahtit të Frankfurtit për ndeshjen e kthimit të 1/16 në Champions League, e planifikuar për t’u zhvilluar më 15 mars në stadiumin ‘Maradona’.

Kjo dispozitë lidhet me precedentët e përplasjeve të tifozëve të Frankfurtit në ndeshjen e parë, ku Napoli fitoi 0-2. “Ndërhyrje serioze nga shteti italian”, është akuza që vjen nga administratori i klubit gjerman Aksel Helman.

Napoli duhet të përjashtohet nga Liga e Kampionëve – tha këshilltari i qytetit të Frankfurtit, Masimilian Klokner, duke i bërë gjërat edhe më keq, pasi deklaroi: Ne nuk marrim pjesë në drekë apo darkë me Napolin.

“Është një ngjarje unike dhe për herë të parë në futbollin evropian të klubeve. Është një ditë e trishtuar për futbollin, është një vendim i pakuptueshëm që rrezikon integritetin e garës,” tha Filip Reshke, anëtar i bordit të klubit të Frankfurtit.

Gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër PSG-së, tifozët e Bajernit u solidarizuan me ata të Frankfurtit, duke shfaqur një pankartë të gjatë kundër ministrit të brendshëm italian Mateo Piantedosi me një fyerje të shkruar në italisht.

eintraht frankfurt champions league skuadra gjermane

Lini një Përgjigje