TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Mars 2023, 17:37

Udhëtoi me avion privat nga Surinami në Zvicër, Prokuroria helvete mbyll hetimet, Xhani Infantino del i pastër

Shkruar nga Pamfleti

Udhëtoi me avion privat nga Surinami në Zvicër, Prokuroria

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës ka mbyllur hetimin kundër presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino në lidhje me fluturimin me një avion privat nga Surinami në Zvicër në vitin 2017.

Hetimet kanë konfirmuar se udhëtimi i kryer nga zyra e Presidentit dhe departamenti i udhëtimit i FIFA-s ishte në përputhje me rregullat dhe rregulloret e FIFA-s.

Për më tepër, Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar se mënyra e komunikimit në lidhje me këto lëvizje udhëtimi në atë kohë ishte plotësisht i justifikuar.

Pas këtij vendimi, shteti zviceran do të përballojë të gjitha shpenzimet lidhur me hetimin, ndërsa presidenti i FIFA-s vendosi gjithashtu të heqë dorë nga çdo kërkesë për dëmshpërblim.

Që nga fillimi i procedurave, presidenti i FIFA-s ka qenë plotësisht në dispozicion të autoriteteve zvicerane dhe shpreson se sistemi gjyqësor do të pranojë që administrata aktuale e FIFA-s ka kthyer faqen dhe tani është një organizatë e besueshme dhe e respektuar.

xhani infantino presidenti i fifa-s

Lini një Përgjigje