TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Janar 2025, 23:11

Barcelona e pamëshirshme ndaj Valencias, katalanasit shkaktojnë “tërmet 7 ballë” në ‘Camp Nou’

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona e pamëshirshme ndaj Valencias, katalanasit shkaktojnë

Barcelona ka fituar 7-1 ndaj Valencia-s në “Camp Nou”, ndeshjen e vlefshme për javën e 21 në La Liga. Katalanasit shënuan 3 golat e parë në harkun e 10 minutave lojë. 

Pas një aksioni të shpejtë në krah, Jamal dha një asist të mrekullueshëm për Frenki De Jong, holandezi dërgoi topin në rrjetë pa u mbushur 3 minuta lojë. 

Pesë minuta më vonë, djemtë e Flik shënuan golin e dytë, këtë herë me Ferran Torres, i cili dërgoi topin në rrjetë pas pasimit të marrë nga Balde. 

Goli i tretë u shënua nga i zakonshmi Rafinja në minutën e 14, braziliani shënoi një gol shumë të bukur pas një pasimi fantastik të Fermin Lopez. 

Më pas ishte pikërisht ky i fundit që shënoi edhe dy herë të tjera, në minutat 24 dhë në fund të pjesës së parë. Miqtë shënuan golin e nderit në minutën e 60 me Hugo Duro. 

Nuk mund të mungonte Robert Levandovski pa shënuar në këtë sfidë, polaku shënoi golin e gjashtë për Barcelonën pas pasimit të marrë nga Fermin Lopez. 

21-vjeçari sapnjoll pati një performancë të jashtëzakonshme sot, ku shënoi 2 gola dhe dha dy asiste dhe jo më kot u zgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes. 

Në minutën e 75 ishin vetë lojtarët e Valencias që dërguan topin në rrjetën e tyre. Pas kësaj fitoreje, Barcelona gjendet në vendin e tretë me 42 pikë, 3 pikë më pak se Atletiko e vendit të dytë dhe 7 pikë më pak se Reali në vendin e parë. 

barcelona valencia la liga

Lini një Përgjigje