TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Janar 2025, 22:17

Junajtid del me pikët e plota nga Lodra, “Djajve të Kuq” i mjafton supergoli i mbrojtësit argjentinas

Shkruar nga Pamfleti

Junajtid del me pikët e plota nga Lodra, “Djajve të Kuq” i

Mançester Junajtid ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Fulhamit, ndeshje e vlefshme për javën e 23 në Premier Ligë. “Djajtë e Kuq” dalin me 3 pikë nga ky takim falë një supergoli të Lisandro Martinez. 

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 78, aty ku mbrojtësi argjentinas dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje shumë të bukur nga jashtë zonës.

Miqtë shënuan dhe një gol tjetër në fund të ndeshjes me Dialo, por u quajt i pavlefshëm pas ndërhyrjes së VAR. 

Një ndeshje shumë e dobët në përgjithësi e ekipit të Amorim, por në fund dolën me 3 pikë nga ky takim. Pas kësaj fitoreje, Mançester Junajtid renditet në vendin e 12 me 29 pikë, ndërsa Fulhami mbetet në vendin e 10 me 33 pikë. 
 

mançester junajtid fulham premier liga

Lini një Përgjigje