
Interi ka marrë një fitore të thellë në Leçe, aty ku djemtë e Inzagit dominuan nga fillimi në fund dhe shënuan 4 gola. Serinë e golave e hapi Fratezi në minutën e 6. Kapiteni Lautaro Martinez dyfishoi shifrat në minutën e 39.
Zikaltrit shënuan dhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë. Damfris shënoi golin e tretë në minutën e 57 dhe katër minuta më vonë Taremi shënoi golin e katërt nga pika e bardhë e penalltisë.
Inzagi i dha dhe disa minuta në dispozicion Asllanit, mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 75 në vend të Fratezit. Me këtë fitore, Interi nuk i ndahet Napolit. Ekipi i Kontes kryeson me 53 pikë, 3 më shumë se zikaltrit, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak.
Lini një Përgjigje