TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Janar 2025, 19:10

Egnatia thyen Vllazninë dhe merr kreun, Laçi fiton pas 9 muajsh në transfertë dhe vështirëson rrugën e Elbasanit për “Final 4”

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia thyen Vllazninë dhe merr kreun, Laçi fiton pas 9 muajsh

Egnatia fitoi 0-2 në Shkodër ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e Superiores. Shkodranët e nisën në sulm takimin, teksa në minutën e 15, Kahrimanoviç vendosi në provë portierin Dajsinani, me këtë të fundit që devijoi goditjen.

Episodi më i rëndëishëm i pjesës së parë i takon minutës së 17. Rrogozhinasit fituan penallti pas një zbritje të shpejtë, portieri Jukaj ndërhyri ndaj Ujkës, me arbitrin që nuk hezitoi të akordonte 11-metërsh.

Nga pika e bardhë nuk fali Lushkja, i cili dërgoi topin pas shpinës së portierit.

Në minutën e 37, të besuarit e Bçrdariç reklamuan penallti për një kontakt Ndreca-Mala, por nuk mendoi kështu gjyqtari.

Vllaznia provoi të reagonte dhe të gjente golin. Në minutën e 55, Balaj “flirtoi” me barazimin por vetëm kaq, pasi Dajsinani i tha jo.

Fati nuk ishte me Vllazninë në minutën e 66, me traversën që i mohoi golin Malës, nga fare pranë portës. Dodaj shërbeu mjaft mirë për mesfushorin, por nuk ishte e thënë të vendoseshin ekuilibrat, sakaq dëgjohet edhe jehona e tifozëve pas një tjetër rasti të humbur.

Në minutën e 76, vendasit fituan penallti pas një ndërhyrjeje të Dajsinanit ndaj Mensah, por arbitri ndryshoi mendje pas një kontrolli në VAR.

Egnatia mbrojti me fanatizëm rezultatin, madje realizoi edhe të dytin ne fund me Zejnullain. Me këtë sukses shkon në kuotën e 39 pikëve, në krye të klasifikimit. Vllaznia është në vendin e katërt me 37 pikë pikë.

Në ndeshjen tjetër, Elbasani është mposhtur nga Laçi me rezultatin 1-2. Ky takim i luajtur në “Elbasan Arena” ka parë bardhezinjtë të marrin 3 pikë jetike në javën e 22 të Superiores.

Golin e parë e shënoi Mjaki në minutën e pestë. Në pjesën e dytë ishte sërish Laçi, që dyfishoi shifrat me Tresën. Goli i Lilës nga penalltia në sekondat e fundit, pati vlerë vetëm për statistika te verdheblutë.

Laçit ndërkohë i mungonte fitorja prej 9 muajsh në transfertë. Herën e fundit fitonin në prillin e kaluar përballë Vllaznisë.

Tashmë Elbasanit i është vështirësuar rruga për “Final Four”. Si vend i pestë ndodhen 9 pikë larg Vllaznisë. Në anën tjetër, Laçi mban vendin e shtatë me po aq pikë sa Teuta e vendit të tetë.

egnatia vllaznia elbasani laçi abissnet superiore

Lini një Përgjigje